we rise
from roots
Ne nuk organizojmë thjesht evente.
Ne krijojmë rituale moderne.
ne jemi
ROOTS Society është një platformë kulturore dhe ceremonial që krijon evente të kuruara, ku trashëgimia shqiptare, arti bashkëkohor dhe gastronomia bashkohen në përvoja unike.
ROOTS Society lind nga dëshira për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si njerëzit mblidhen, festojnë dhe përjetojnë “të bërit qejf”. Në vend të argëtimit sipërfaqësor dhe konsumit të shpejtë, ne propozojmë një model të ri: eventin si akt kulturor, estetik dhe njerëzor.
ÇFARË BËJMË
ROOTS SOCIETY ORGANIZON:
PARTY ELITARE
DHE EKSKLUZIVE
EVENTE KULTURORE
EKSPERIMENTALE
PËRVOJA GASTRONOMIKE CEREMONIALE
Të zhvilluara gjithmonë në hapësira jo-lokale dhe simbolike, me pjesëmarrje të kufizuar dhe të përzgjedhur.
EVENTET TONA NDËRTOHEN RRETH
Një teme të forte kulturore ose mitologjike
Një rituali të lashtë të modernizuar
Një përvoje të kuruar nga artistë, shefa kuzhine dhe kuratorë
pse roots
Si popull, shqiptarët njihen prej shekujsh për mikpritjen për tryezën e hapur, për respektin ndaj të ftuarit dhe për ndarjen e ushqimit si akt nderi. Për ne, mikpritja nuk është shërbim është identitet.
ROOTS Society e vendos mikpritjen shqiptare në qendër të çdo përvoje. Çdo event është ndërtuar si një pritje ceremoniale, ku i ftuari nuk ndihet konsumator, por i mirëpritur. Nga momenti i mbërritjes, te ndarja e ushqimit dhe ritualet kolektive, çdo detaj është i menduar për të krijuar ndjesinë e bashkësisë dhe respektit.
TRASHËGIMIA SI BURIM, JO SI FOLKLOR
Në zemër të ROOTS Society qëndron trashëgimia shqiptare veçanërisht ajo pagane dhe mitologjike. Për çdo event, ne bashkëpunojmë me studiues, artistë dhe njohës të historisë kulturore për të kuptuar rrënjët e festave, ritualeve dhe cikleve natyrore që kanë formuar jetën e hershme shqiptare. Këto elemente nuk rikthehen në formë folklori apo nostalgjie, por modernizohen dhe përkthehen në përvoja bashkëkohore, të kuruara me ndjeshmëri dhe respekt.
SOCIETY, JO PUBLIK
ROOTS Society nuk ndërton një audiencë, por një society të bazuar në mikpritje, respekt dhe përjetim të përbashkët. Eventet tona janë të kufizuara në numër dhe të kuruara në përzgjedhje, për të ruajtur intimitetin dhe cilësinë e përvojës.
ARTI SI GJUHË BASHKUESE
Arti në ROOTS Society shërben si gjuhë që lidh trashëgiminë me të tashmen. Artistë nga disiplina të ndryshme arkitektë, piktorë, skulptorë dhe performerë përfshihen si bashkë-kuratorë, duke ndërtuar hapësira dhe rituale që nxisin reflektim dhe bashkim.
NJË REVOLUCION I BUTË KULTUROR
ROOTS Society synon të jetë një revolucion i butë kulturor në Tiranë një rikthim te kuptimi, te rrënjët dhe te mënyra se si njerëzit mblidhen rreth tryezës.
USHQIMI & PIJA SI AKT MIKPRITJEJE
Ushqimi në ROOTS Society është shprehja më e pastër e mikpritjes. Ne bashkëpunojmë me shefa kuzhine të përzgjedhur për të krijuar menu ceremoniale, të lidhura me sezonin, temën dhe simbolikën e eventit. Ndarja e ushqimit dhe e pijes nuk është thjesht pjesë e eventit është momenti ku komuniteti krijohet. Tryeza bëhet vend takimi, rituali dhe lidhjeje mes njerëzve.

EVENTE
EVENTI 1